Angelina Jolie ka qenë edhe më parë bjonde por duket sikur kanë kaluar dekada të tëra. E kemi parë vetëm me flokët e saj të gjatë kafe.
Aktorja e Maleficent sapo debutoi me flokë bjond për filmin e saj të ri Come Away. Në një foto të të gjithë kastit të postuar në instagram, Jolie shihet me një paruke bjonde të stiluar sipas stilit Viktorian.
Si duket filmi është një përzierje midis filmit Lisa në botën e çudirave dhe Piter Pan.
Jolie është kthyer bjonde edhe për role të tjera si Girl, Interrupted, Life of Somethig Like it dhe Salt. Flokët e saj në filmin e rijanë një paruke e madhe bjonde. Aktorja nuk ka ngurruar kurrë për të ndërmarrë rreziqe për bukurinë. “Jam e sigurt se kam patur edhe unë momentet e mia kur isha e vogël dhe vendosja makijazh në fytyrë por isha paksa si çun harram dhe pak punk,” tha ajo për InStyle më herët këtë vit. Filmi pritet të dalë në kinema vitin tjetër. Jolie luan rolin e Rose, nëna e dy personazheve kryesorë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...