Angelina Jolie dhe Brad Pitt para një vit përmes një deklarate të përbashkët për media deklaruan se do të shkurorëzohen.
Madje, aktorja kishte dorëzuar edhe dokumentet për shkurorëzim në gjykatë, por e cila gjë nuk u bë nga ana e aktorit amerikan.
Por, një vit më pas Angelina ka dhënë një fije shprese se ata mund të ribashkohen.
Ajo ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Oggi’, ku i është përgjigjur edhe një pyetje rreth mundësisë së ribashkimit me Pitt.
“Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur dhe sigurisht nëse nga të gjithë kjo është vënë mend’, ka pohuar Angelina.
Kujtojmë se dyshja kanë gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë rikthim të dyshes, e cila ishte martuar në vitin 2014. /albeu.com/
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...