Modelja nga Shqipëria është tejet e suksesshme me një karrierë të bujshme profesionale, e cila tanimë ka bashkëpunuar edhe me Next Model Management në Miami, Florida, dhe Elite Model Management në New York City.
Bukuroshja seksi ndër tjera ka treguar se pse hoqi dorë nga modelimi.
“Hapi i parë i madh në modelim ishte në fillimin e karrierës time, kur isha 21 vjeç. “Unë jetoja në Zvicër dhe morra një vendim brenda natës që më ndryshoi jetën. Unë zbarkova në Miami dhe hyra në takimin tim të parë të agjencisë së modeleve duke thënë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të jem modele. Mund ta imagjinoni, ata qeshën por më pëlqyen. Duke mos pasur një leje pune, propozova të punoja për ta dhe të mos paguhesha derisa të marr lejen time të punës. Ata u pajtuan, dhe ai moment u pasua nga një periudhë shumë e suksesshme si modele, që më solli – përveç të ardhurave të mira, mundësinë për të hyrë në një botë për të cilën ëndërroja që kur isha shumë e re”, tha ajo.
“Disa muaj pasi filluam në Miami, nënshkrimi me ELITE Modeling Neë York ishte thjesht një formalitet. Përveç faktit se – duke qenë një Binjak i vërtetë – më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim që kam dashur të bëj më shumë në jetën time dhe gjeta një mënyrë për të shprehur kush jam vërtet brenda, jo vetëm jashtë”, u përgjigj Angel.
Kujtojmë që modelja është e martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...