Përveç fotove seksi që poston në Instagram, projekteve të ndryshme në fushën e modelingut apo në fusha të tjera të artit, Angela Martini, prej kohësh është e angazhuar edhe në kauza të ndryshme sociale për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ndonëse është komentuar mjaft për jetën luksoze, sidomos pas lidhjes dhe martesës me miliarderin rumun Dragos Savulescu, Angela nuk i ka lënë pas dore projektet e saj, përkundrazi.
Siç mësohet së fundi, Angela shumë shpejt do të botojë një libër që ka përmbjatje jetën e saj. Ish Miss Universe Albania, siç ka deklaruar vetë më herët, do të rrëfejë të gjitha situatat e vështira që ka kaluar në jetë dhe raportin e afërt me të ëmën.
Në këtë libër autobiograk, modelja do të ndalet sidomos te sfidat që ka kaluar e ëma për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e saj. Si u largua nga Shqipëria komuniste për të rilindur si grua e suksesshme në Zvicër, si ia doli në një vend ku askush nuk e njihte dhe nuk ofronte asnjë ndihmë, si do t’i përballonte të gjitha sfidat në emër të familjes.
Libri gjithashtu do të fokusohet edhe te karriera e modeles, si nisi pjesëmarrja nëpër kompeticionet e bukurisë, vlerësimet dhe çmimet e fituara, coverat e revistave prestigjioze e shumë të tjera.
Pritet që Angela të ketë shumë histori për të rrëfyer, suksese dhe dështime në rrugën e artit, por detajet për të gjitha këto, do t’I gjeni në librin e saj shkruan Revista Class
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...