Jetën pas martesës dhe largimin nga modelingu, Angela Martin e pasqyron kohët e fundit në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare sjell shpeshherë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në Instagram, shkruan portali arbresh.info.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjete sociale ku është shfaqur tejet e lumtur krahas bashkëshortit të saj rumun Dragos Savulescun, ata dukeshin tejet të dashuruar në krah të njëri-tjetrit.
Theksojmë se zeshkania ka vite që është martuar me milionerin dhe kineastin rumun, Dragos Savulescun.
Ndryshe, vitin e kaluar ish-modelja u certifikua si trajnere jete (një person që ndihmon njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe që i këshillon për ndryshimet që duhet të bëjnë në jetë) dhe më pas u bë producente filmi. /arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës