Google ADS

Angela Martini pritet në takim nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali

23:09 | 26 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Angela Martini është pritur në takim nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, shkruan lajmi.net.

Modelja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga kjo vizitë, ku u shpreh e preivilegjuar që u takua me Bitrin.

Po ashtu, mesazhi kryesor i saj ishte se kudo që të shkojnë, sytë gjithmonë do t’i kthejnë nga Shqipëria.

“Mbresëlënëse dhe frymëzuese puna dhe angazhimi i Ambasadores Anila Bitri në të mirë të Shqipërisë.
Privilegj koha e vlefshme që shpenzuam duke biseduar për Shqipërinë që ka me qindra-mijëra zemra në çdo kontinent.
Kudo të jemi, sytë do t’i kthejmë gjithnjë nga Shqipëria!”, ka shkruar Angela.

https://www.instagram.com/p/B24oTdWH3Iw/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme