Prej disa kohësh, modelja e famshme me origjinë shqiptare, Angela Martini po jeton në SHBA krah bashkëshortit të saj, biznesmenit rumun Dragos Savulescu.
Ndonëse Angela nuk është shumë aktive në rrjete sociale, atëherë kur poston ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi ajo e çmendi rrjetin me disa video ku shfaqej në një klip me skena të nxehta me partnerin e saj Dragos. Mirëpo pa kaluar shumë kohë nga ky postim, modelja ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes me disa poza të nxehta të realizuara nga fotografi shqiptar Artan Korenica, transmeton xing.
Por, ajo që vihet re është fakti se fotografi i ka ripostuar fotot e Angelës në profilin e tij në ‘Instagram’, duke dhënë dhe një lajm të rëndësishëm që modelja deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë.
Në foto ai flet për një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”, që me shumë gjasa do të quhet ‘Top of the top’ dhe mesa duket do të prezantohet nga Angela Martini.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...