Google ADS

Angela Martini mahnitë me poza nga shtrati, vishet në fustan ngjyrë portokalli

08:29 | 24 Mars 2022
A. B.

Bukuroshja shqiptare, Angela Martini, arrin të joshë interesimin e fansave dhe faqeve rozë sa herë që poston fotografi në rrjetet sociale.

Modelja e popullarizuar njihet për figurën e admiruar trupore, ndërsa ndjekësit i presin me kërshëri imazhet e reja të saj, shkruan arbresh.info

Ajo kësaj radhe ka shpërndarë disa foto atraktive, ndërkohë që ka pozuar nga shtrati duke vënë në pah linjat trupore.

E njëjta është shfaqur e veshur me një fustan ngjyrë portokalli dhe ka bërë që të përflitet për fizikun e tonifikuar.

“Duke u ndjerë pak më keq sonte”, ka shkruar Martini.


Kujtojmë se, Angela Martini, u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri rumun, Dragos Savulescu, mirëpritën një djalë përmes një nëne surrogateje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme