Anëtarët e grupit OTR ngacmojnë Encën, i publikojnë foto nudo

10:01 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Dihet tashmë që Enca nuk i ka marrëdhëniet e mira me grupin “OTR” pas largimit dhe sherrit me Noizyn që bëri bujë vitin e kaluar, megjithatë veprimi i fundit i njërit prej pjesëtarëve të këtij grupi nuk pritej.

I vogli i grupit “OTR”, Klesti ka postuar së fundmi në Instastory një foto ku i fton ndjekësit të ndjekin një faqe në Instagram për të parë foto nudo të Encës. “Zbulohet foto nudo e Encës”, shkruan Klesti në foton e fiksuar nga “intv.al”.

Me siguri kjo nuk ka për t’i pëlqyer Encës dhe nuk dihet ende pse Klesti e ka bërë këtë veprim. Kujtojmë që Klesti edhe pse i vogël, Noizy e ka prezantuar para publikut si pjesëtar të grupit.

Related image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme