Kanë mbetur 40 ditë derisa të nisë java e Eurovizionit.
37 këngët janë dorëzuar tani, me tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shkruan BBC
Cilësia është në qendër të diskutimeve , por ka disa gurë të çmuar në mesin e sulmeve të pashmangshme të baladave të potente (të fuqishme).
BBC ka renditur të gjitha këngët pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.
“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.
Një ish-nënkampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që u rrëzua në gjunjë e përlotur.
Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë.
Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së liderëve”, shkruan BBC.
Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen, Spanja janë shtetet më favorite. /Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030