Google ADS

Ana tregon bisedën me Tean pasi i dolën fotot me Beartin

17:46 | 2 Shkurt 2021
A. B.

Ana tregon se çfarë i tha Tea për fotot me Beartin.

Ditë më parë, kanë bërë bujë në medie fotografitë e Teas me Beartin, me të cilat konfirmuan lidhjen.

Madje, kjo ngjarje kishte shkaktuar edhe reagimin e konkurrentëve dhe atyre që tashmë janë larguar nga emisioni.

Së fundi, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi, ishte e ftuar në një intervistë tek “Shqipëria live”.

Teksa foli për këtë skandal, Ana tha se nuk është e vërtetë që produksioni të detyron të veprosh në një mënyrë të caktuar.

“Nuk ka shanse që produksioni të të detyrojë as nëpërmjet kontratës, as nëpërmjet diçkaje tjetër. Ata kanë dashur vetë të dalin çift, kanë bërë kompromis, nuk i ka detyruar produksioni”, ka deklaruar ajo.

o ashtu, Ana tha se menjëherë pas publikimit të fotove, ka kontaktuar Tean, ngase më parë i kishte ndodhur një situatë e tillë, andaj deshi të dinte të vërtetën.

“Duke qenë se dhe mua më ndodhi një situatë e ngjashme, mendova mos i ka ndodhur e njëjta gjë dhe i shkruajta Teas: Zemër a je mirë? ‘Jam shumë mirë’, tha. Po si ka mundësi i thashë, ça janë këto foto? Dhe tha: I kam shpërndarë me vetëdije”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, ka ish-konkurrentë që kanë deklaruar se Tea dhe Andi ishin detyruar të dalin çift. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme