Google ADS

Ana Kabashi: Në Preshevë nuk na lanë me vendosë flamurin e Kosovës

20:13 | 17 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Këngëtarja Ana Kabashi, sot në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka ndarë urimin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

Pranë postimit këngëtarja ka ndarë me ndjekësit zhgënjimin se si gjatë performancës së saj mbrëmë në Preshevë nuk i kanë lejuar ta vendosin flamurin e Kosovës.

“Urime Kosovë …mbrëm performova ne Presheve dhe nuk lejohej me vendos flamurin e Kosoves e me festu qysh duhet☹️ andaj te uroj Kosove qe ne vitet e ardhshme te jesh e bashkume dhe e lir me vendos ku tdush flamurin tend ❤ Ps: spo du me tingllu politik ky pershkrim po e ndava me juve nje ndjenje qe nuk m’boni mu ndi mir dhe lir ?? #kosove“, ishin fjalët e Anës.

https://www.instagram.com/p/Bt-6H8mnCUt/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme