Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Ana Kauri dhe Tea Trifoni, kanë qenë ndër vajzat më të komentuara në rrjete sociale, e të cilat mbrëmë kanë folur rreth jetës së tyre private.
Ish-konkurrentët së bashku me produksionin janë duke i zhvilluar audicionet e reja dhe treguan se nuk iu ka pëlqyer ndonjëri nga ta deri më tani.
Por, Tea tregoi se ka pasur djem shumë interesant, ndërsa dyshja lënë të kuptohet se nuk janë më beqare.
Tea u përgjigj që nuk është beqare duke pranuar se ka nisur një lidhje te rë, ndërsa Ana deklaroi se këto janë punë të thella, duke lënë të kuptohet se edhe ajo mund të ketë gjetur dashurinë pas emisioni.
Kujtojmë se Tea u largua si çift nga programi me Andi Shehun, por se e gjitha ishte vetëm një ‘lojë’, pasi më vonë u konfirmua lidhja e saj me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin dhe e Andit me ish-konkurrenten Melisa.
Por, as kjo lidhje Teas nuk i zgjati shumë, pasi çifti konfirmoi ndarjen e që tani në një intervistë ajo tregoi se ka nisur një lidhje të re./Exprees/
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës