Vera që lamë mund të quhet pa frikë si vera e dasmave të mëdha, e njëherazi shumë të përfolura.
Të parët që i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni ëndrrash ishin Turi dhe Orinda, për t’u ndjekur më pas nga Xhensila dhe Besi, si dhe Getoar Selimi e Marina Vjollca.
Ndërkohë që çiftet e mësipërme duhej të mësonin përmendësh betimet e martesës dhe të përgatisnin deri në detaje ditën e tyre më të lumtur, të tjera çifte të showbizit shqiptar ishin ‘’të impenjuar” për të shtuar familjen.
Gjatë shtatorit dhe tetorit disa prej vajzave të njohura të ekranit si Floriana Garo, Zaimina Vasjari dhe Amarda Toska pranuan se ishin në pritje të ëmbël. Ok, në rastin e Amit lajmin do ta jepte Ermali, i cili nuk do të nguronte të publikonte në Instagram një foto të testit shtatzënisë.
Por, ndërsa kanë kaluar disa kohë të gjithë janë kuriozë të dinë edhe gjininë e bebeve VIP që pritet të lindin gjatë 2018-ës. E ftuar në eventin e make-up artistit të njohur Ariel Tejada, Ami ka pranuar të flasë për mikrofonin e ”Thumb”.
Teksa u pyet për përrallën e Rapunzel, Ami u përgjigj: “Rapunzelin nuk e njoh mirë si histori, kur të na vijë në jetë goca në jetë, atëherë do t’i njohim të gjitha historitë e princeshave”. Ding-dong, të jetë vallë e vërteta apo thjesht një kamuflim?
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...