Google ADS

Ambra i drejtohet Elsamedit: Jam lodhur me ty!

10:28 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Ambra tha në fillim se ishte mërzitur vetëm për faktin që ishte larg familjes, por në bisedë me Elsamedin, partnerin e saj, ajo e zbuloi të vërtetën e mërzitjes së saj.
Ajo i tha Elsamedit se është e mërzitur me të, me lidhjen e tyre.

“Disa gjëra nuk më pëlqejnë, jo vetëm mua, por edhe të tjerëve. Ti fillon shfryn, por nuk flet pasi nuk do të biesh në sy për keq te të tjerët. Po më mërzit. Një herë të mos reagojë unë mirë, ti shkon te shtrati rri i mërzitur dhe fillon diskuton për gjërat e përnatshme. Nëse nuk e ke vënë re po ta them unë, që bën gjëra të mërzitshme. Jam lodhur çdo natë duke të dëgjuar ty me të gjitha gjërat që më thua”, i thotë Ambra, Elsamedit.

Ndërsa Elsamedi është më i qetë dhe thotë se nuk e kupton pse e sheh këtë situatë me atë mënyrë, shkruan Big Brother.

“Nuk e di pse e ke marrë këtë situatë kaq me sy të keq. Ke një mendim komplet të gabuar”, i thotë Elsamedi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme