Pak ditë më parë bëri bujë me postimin e bërë nëpër rrjetet sociale ku tha se “nuk ka prekur mashkull me dorë për këtë vit”.
33-vjeçarja Amber Rose thotë se është një femër biznesi dhe nuk i del më koha për meshkujt, por së fundmi është shkëputur disi nga angazhimet profesionale, kryesisht në promovimin e një modeli “avantgard” të brendshmesh dhe është bashkuar në festën e Kat Von D.
Ish-striptistja u shfaq në këtë mbrëmje gala me një fustan të zi dhe syzet e saj karakteristike.