Amber Rose njihet si një femër tejet e guximshme.
Modelja e famshme, Amber Rose, ka guxuar edhe kësaj here, shkruajnë media e huaja, transmeton lajmi.net.
Ajo ka vendosur që të bëjë tatuazh emrat e dy fëmijëve të saj, madje vendi që e ka zgjedhur është fytyra.
Modelja 36 vjeçare është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.
Rose ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz – që njihet me nofkën Bash – me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Në ndërkohë, ajo në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi – Slash Electric Alexander Edwards – me të dashurin Alexander “AE” Edwards.
Tatuazhi i saj është kapur nga paparacët ndërsa vetë Rose nuk ka publikuar akoma diçka në rrjete sociale, as edhe në llogarinë e saj në Instagram aty ku është aktive.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...