Aktorja Amber Heard, në intervistën e parë pas humbjes në gjyqin me Johnny Depp, ka theksuar se nuk fajëson jurinë që i dha Johnny Depp më shumë se 10 milionë dollarë pas një gjyqi të diskutueshëm gjashtë-javor për shpifje.
“Unë nuk i fajësoj ata,” i tha Heard bashkë-prezantueses së “Today” Savannah Guthrie në një klip interviste të transmetuar të hënën në NBC. “Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastic”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info
Depp e paditi Heard-in për shpifje në Virxhinia lidhur me një artikull të publikuar në vitin 2018, ku e përshkroi veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Vendimet i dhanë fund një gjyqi televiziv që Depp shpreson se do të ndihmojë në rivendosjen e reputacionit të tij, megjithëse u kthye në një spektakël që ofroi një dritare të një martese të paqëndrueshme.
E ardhmja mbi karrierën e tyre mbetet e paqartë.
Depp, i cili ende nuk ka bërë një intervistë zyrtare për rastin, ka thënë se vendimi “më ktheu jetën time”. Heard tha në një deklaratë pas vendimit se ajo ishte zemërthyer, ndërsa avokatja e saj në një intervistë të veçantë për “Today” se aktorja ishte e “demoralizuar” dhe se planifikon të apelojë vendimin.
“Nuk më intereson se çfarë mendon dikush për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë ato gjëra. dhe kështu nuk e marr personalisht”,tha Heard.
Heard mendon se edhe mediat sociale kanë ndikuar në vendimin e jurisë për ta nxjerrë fitues aktorin Johnny Depp./arbresh.info/
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...