Amber Heard ka publikuar atë që ajo pretendon se janë prova të reja që vërtetojnë pretendimet e saj për abuzim fizik dhe seksual kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, duke zbuluar shënimet e para disa viteve të marra nga terapisti i saj.
Në shënimet e terapistit, thuhet se aktori ka abuzuar me aktoren, se e “përplasi pas një muri dhe e kërcënoi se do ta vriste”, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Për NBC, aktorja zbuloi shënimet që datojnë nga viti 2011, që nga fillimi i marrëdhënies së tyre.
Në një vrojtim shpërthyes 20-minutësh nga episodi i Dateline, shënimet e marra nga terapisti i Heard gjatë seancave të tyre shfaqen në ekran, duke zbuluar se ato përmbanin disa përshkrime të dhunës me të cilat aktorja pretendonte se ishte përballur gjatë takimeve të saj.
“Shënimet datojnë që nga viti 2011, që nga fillimi i marrëdhënies sime, por që ekipit ligjor iu ndalua t’i dorëzonte ato si provë në gjyqin e fundit”, tha ajo.
Shënimet përmbajnë përshkrime të dhunës që datojnë që nga janari 2012, kur “Heard i tha terapistit të saj se Depp “e goditi dhe e hodhi në dysheme”.
Tetë muaj pas kësaj ai ‘i grisi këmishën e natës, e hodhi në shtrat’ dhe më pas në vitin 2013 ‘e hodhi pas një muri dhe e kërcënoi se do ta vriste’, thuhet në shënime.
Në fillim të këtij muaji, Heard humbi gjyqin kundër aktorit Johnny Depp për shpifje./arbresh
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...