Amber Heard ‘magjia’ e mbrëmshme në Festivalin e Kanës

11:36 | 11 Maj 2018
A. B.

Ajo ishte më se e komentuar kohët e fundit pas lidhjes me ish-të dashurin e supermodeles gjermane Heidi Klum, Vito Schnabel.

Megjithatë Amber Heard ishte e fokusuar tek premiera e saj ‘Angel Angel’ në Festivalit e Filmit në Cannes që u mbajt mbrëmë në Francë.

Ajo u shfaq fantastike në një fustan të hapur, duke ekspozuar dekoltenë e saj, shkruan Indeksonline.

Duke i lënë pak vend imagjinatës, aktorja 32-vjeçare mori vëmendje mbi çilimin e kuq me këtë paraqitje goxha të ‘nxehtë’. Veshje që u komentua jashtëzakonisht shumë edhe në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme