Pas lajmit për divorcin e tyre, u aludua se Kanye West e kishte tradhtuar Kim Kardashian me Jeffree Star.
Personi që nisi thashethemet pretendon që reperi është ai që po planifikon të divorcohet nga ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pasi e tradhtoi me grimerin e njohur amerikan.
Si përgjigje lidhur me këtë, Jeffree ndau një fotografi të tij me flokë shumëngjyrëshe duke shkruar, “Unë jam gati për Shërbimin e së Dielës” -referuar mbledhjeve të krishtera të Kanye.
“Ne kemi kaluar vetëm 6 ditë që nga Viti i Ri dhe duhet të qetësohemi, para se të bëjmë shaka se isha në fermën e Kanye në Wyoming”, tha ai më vonë.
“I dua këto netë të bukura dimri në Wyoming”, shkruajti së bashku me një foto të një peizazhi të mrekullueshëm.
Një përdorues i Twitter vazhdoi: “Fakti që rrjetet sociale janë bashkuar për të provuar lidhjen e Jeffree Star dhe Kanye është diçka e vërtetë si agjentë të çmendur të FBI-së më jep shpresë dhe unë po jetoj për të”.
Ndërsa një tjetër thjesht pyeti: “Kanye West dhe Jeffree Star?”.
Pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë provë që Kanye dhe Jeffree janë takuar ndonjëherë, e lëre më ndonjë gjë tjetër.
Thashethemet filluan nga një përdoruese e TikTok me emrin Ava Louise, e cila deklaroi se nuk ishte e befasuar nga raportet e Kim dhe Kanye që po shkonin drejt divorcit sepse ishte e njohur ‘për muaj me radhë’ se Kanye kishte qenë ‘e lidhur me një artist të famshëm’. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...