Almeda tregon gjendjen shëndetësore të djalit pas operacionit

18:01 | 1 Nëntor 2019
A. B.

Djali i Almedës dhe Tolgahanit dje i është nënshtruar një operacioni.

Sipas medieve turke, Efehan, i është nënshtruar një operacioni në kokë, për shkak se i ishin shfaqur cistat dermoid, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, Almeda ka folur pas operacionit të të birit, i cili është duke u rikuperuar.

Ajo thotë se gjithë ata që na njohin dhe ata që nuk i njohim personalisht, kanë thirrur, dërguar mesazhe e lule, për Efehanin.

Ajo falënderoi doktorin dhe stafin e spitalit që po kujdesen për të birin e tyre, ndërsa falënderon Zotin që Efehan është mirë pas operimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme