Almeda dhe Tolgahan bëjnë gjestin humanitar në kohën e koronavirusit

23:50 | 26 Mars 2020
Trina Galanxhi

Në këto ditë kur e gjithë bota po përballet me frikën e koronavirusit, gjestet si ai i Almeda Abazit dhe bashkëshortit të saj Tolgahan, janë për t’u vlerësuar.

Mediat turke shkruajnë se ata u kanë ardhur në ndihmë 9 familjeve duke mos u kërkuar qiratë e shtëpive.

Almeda dhe Tolgahan kanë në pronësi 3 shtëpi në Amerikë, 4 në Turqi, të cilat i kanë me qira megjithatë për disa muaj nuk do të marrin asnjë para. Mediat turke shkruajë se ata po përpiqen të japin ndihmën e tyre me aq sa munden dhe veprimi është për t’u marrë shembull.

Shumë familje kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit dhe frika më e madhe e tyre është se do të mbeten jashtë./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme