Almeda Abazi kujton babanë e ndjerë

11:21 | 28 Korrik 2020
L G

Almeda Abazi vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të pëlqyera shqiptare, ndonëse përflitet tejet shumë për karrierën dhe jetën personale në faqet rozë.

Bukuroshja, e cila numëron 605 ndjekës në Instagram, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme (e martë), ajo ka përkujtuar babanë e ndjerë, kampionin e dikurshëm të sportit të atletikës, Muhamet Abazi, në ditëlindjen e tij të 56-të.

Aktorja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Turqi përmes disa postimeve tregon se ndjen mall për të atin që ndërroi jetë në vitin 2008.

“Urimë ditëlindjen baba”, ka shkruar ajo në njërin postim, teksa në tjetrën fotografi thotë ‘se po i mungon shumë’.

Në imazhin e fundit të kolazhit të ndarë me fansat, Almeda mban në krahë djalin e saj me të cilin ka vizituar babanë e saj.

Vlen të ceket se Almeda me origjinë është shqiptare, përkundër se e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e bujshme profesionale në shtetin turk.

Ajo njëherësh është e martuar që disa vite me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur, Efehan.

 

https://www.instagram.com/p/CDLZY_GFk8M/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme