Ish- Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe burri i saj turk, Tolgahan Sayışman mbrëmjen e 17 prillit kanë pësuar një aksident.
Dyshja kishin zgjedhur të darkojnë jashtë në një restorant në Kurucesme ku pas përfundimit të ndejës në dalje të parkingut në Stamboll janë goditur me një taksi, shkruan lajmi.net
Për fatin e tyre të mirë gjithçka kaloi vetëm me dëme materiale por jo edhe lëndime në njerëz, e pas kësaj telefonatat drejt çiftit kanë qenë të pandërprera.
Ishte Almeda ajo e cila foli pas aksidentit ku edhe zgjodhi që publikisht t’i falënderoj ata që janë brengosur.
”Falemnderit për mesazhet e bukura, shyqyr Zotit jemi mirë. Aty ku ndodhin aksidente çofshin vetëm dëme materiale e jo njerëzore”, ishin fjalët e saj përkrah një imazhi ku shihet se është mirë.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kamion në Gran...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...