Alketa Vejsiu mahnitëse në natën e dytë të festivalit “Sanremo 2020”

23:14 | 6 Shkurt 2020
A. B.

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka tejkaluar kufijtë me suksesin e saj.

Pas prezantimit të një sërë formatesh të suksesshme në Shqipëri, Alketa ka filluar prezantimin e natës së  dytë të festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo 2020”, shkruan portali arbresh.info

Vejsiu, ka qenë njëra ndër prezantueset e natës së dytë, e cila plot krenari është shfaqur në skenën e “Sanremos” e veshur me një fustan ngjyrë rozë tejet elegant.

Ajo ka prezantuar përkrah organizatorit të festivalit, Amadeus, teksa po në të njëjtën natë është ngjitur në skenë për të prezantuar edhe partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Faqja zyrtare e “Sanremo 2020” në rrjetin social Instagram publikoi një video të shkurtër të momenti të hyrjes së prezantueses shqiptare në skenë.

 

View this post on Instagram

 

Benvenuta a #sanremo2020 @alketavejsiu ? #sanremo70

A post shared by Sanremo Rai (@sanremorai) on


“Mirësevini në Sanremo 2020”, shkruan ata në mbishkrimin e kësaj videoje.

Ndryshe, fituesi i “Sanremo 2020” do të jetë ai që do të përfaqësojë Italinë në “Eurovision 2020” që mbahet në muajin maj, këtë vit në Rotterdam të Holandës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme