Alketa Vejsiu flet shqip në Sanremo: “I dua shumë të gjithë shqiptarët”

23:38 | 6 Shkurt 2020
A. B.

Alketa Vejsiu ka zbritur në skenën e madhe të Aristonit.

Për herë të parë një prezantuese shqiptare bëhet pjesë e Sanremos.

Alketa e veshur me rozë ka mrekulluar të gjithë, kur ka zbritur shkallët e festivalit të 70’ të muzikës italiane.

Alketa, nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshme “Ariston” duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

“Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik.

Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë. Shqipëria është vendi i dytë që e ndjek më shumë këtë spektakël dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, u shpreh Alketa Vejsiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme