Alisa e Urimi i kthehen ashpër Artës pas deklaratës së saj

09:17 | 23 Shkurt 2023
K.B

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Arta Selimi,  i ka thumbuar dy ish banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, çiftin Alisën dhe Urimin.

Në një bisedë që ajo kishte me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, ajo ka thënë se ishte zhgënjyer nga mentaliteti i dyshes që binte në kundërshtim me moshën e tyre të re.

“Nuk më patën pëlqyer. Dy njerëz 20 vjeçarë me pikëpamjet të 75 vjeçarve, se kështu kanë qenë shumë pozitivë, por kur kanë folur në lidhje me lidhjen kanë qenë tepër antikë”, ka thënë Arta pos tjerash.

Mbi këtë deklaratë kanë reaguar të dy, përmes rrjeteve sociale.

“Një çift në moshë të re që së pari e ka pasur guximin të hyjë në Big Brother. Së dyti, ne jemi lindur dhe rritur në diasporë dhe na duhet më shumë kohë të ambientohemi. Përndryshe, ju shimica keni qenë jashtë miq, së treti pranku ka qenë një gjë normale. Në krejt botën bëhen pranks dhe ne nuk kemi bërë asnjë veprim për ta lënduar dikë personalisht, siç tani po bëhen aty.”, janë shprehur mes tjerash.
“Java e parë e eliminimit ka qenë për 80 përqind të banorëve rrezik sepse askush nuk ka mundur në atë kohë të shkurtër ta tregojë veten dhe vetëm për këtë gjë më ka ardhur keq pse kemi dalur. Kemi dashur të tregojmë më shumë nga vetja por tani aps 70 ditëve të qëndrimit, ka banorë që ende janë si në pushime aty ose mendojnë që fitohet Big Brother me arrogancë”, mbyllet reagimi i çiftit në Instagram duke aluduar në Artën.

Kujtojmë se çifti Alisa dhe Urimi ishin të parët që u eliminuan nga Big Brother VIP Kosova, kurse Arta është akoma brenda në shtëpi. /arbresh.info/

lexo edhe:

Arta për çiftin Urimi dhe Alisa: Dy njerëz 20 vjeç me pikëpamje të 75 vjeçëve, ishin tepër antikë

Të ngjashme