Google ADS

Angelina Jolie mes lotëve: Po kaloj jetë të vështirë

00:38 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

“E vështirë dhe me probleme, jeta ime ka ndryshuar kohët e fundit, nuk mund të qesh dhe as nuk mund të bëj gjëra që të më bëjnë të lumtur”, ja si shprehet Angelin Jolie për BBC News.

Angelina jolie ka folur për herë të parë në publik lidhur me fundin e vështirë të martesës së saj me Brad Pitt dhe ndikimin që pati tek gjashtë fëmijët e tyre.

Ylli i Hollwood-it është në Kamborxhia bashkë me fëmijët, për promovimin filmit të saj të ri dhe shpërthen në lot teksa pyetet për jetën e saj personale gjatë një interviste ekskluzive për BBC News.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveçse të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje”,rrëfen ajo mes emocionesh.

“Ishte shumë vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar atë periudhë të vështirë”, vijon më tej aktorja 41-vjeçare.

Ajo e mbyll intervistën duke thënë që fokusi i saj është familja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme