Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij Hilaria kanë njoftuar se janë duke pritur një fëmijë, pas dy aborteve vitin e shkuar.
Instruktorja e palestrës Hilaria ndau një video ku shihej barku i saj i fryrë dhe zëri i të rrahurave të zemrës së fëmijës, transmeton portali arbresh.info.
36-vjeçarja tha se nuk kishte fjalë të përshkruante sesi ai zë i bënte të ndiheshin.
“Posa mora lajmin e mrekullueshëm që gjithçka është mirë dhe gjithçka është e shëndetshme me këtë vogëlushin”, tha ai.
Bebja do të jetë fëmija i pestë i çiftit.
Baldwin, 62 vjeçar shpërndau videon e njëjtë duke i vënë mbishkrimin: “My, oh my…”
Hilaria pësoi dy aborte spontane në vitin 2019./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...