Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun,Tuna Sejdi para një javë ka publikuar albumin e saj më të ri “Fortuna”.
Ky album përmban gjithsej shtatë këngë, të cilat janë realizuar edhe me klip, teksa gjenden të gjitha në kanalin zyrtar në YouTube, shkruan portali arbresh.info.
Tuna ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi të shifrave në kanalin YouTube, duke i falënderuar fansat pafund për mbështetjen dhe dashurinë që ia dhuron publiku.
Suksesi i këtij albumi është i ka kontestueshëm, këtë e ka bërë të ditur vetë artistja ku e ka konfirmuar se albumi ka kapur shifrën e 10 milionë klikimeve në YouTube, dhe për këtë gjë këngëtarja është tejet e lumtur.
Ndryshe, “Tani m’ke zemër”, “Plagë”, “A don Hala” (bashkëpunim me Ylli Limani), “Dreqi e marrtë”, “Harrova” (bashkëpunim me Armend egjepagiqi), “Krejt mu kanë përzi” dhe “Nëse vdes e re”, mbajnë titullin shtatë këngët e albumit shumë të pëlqyer, “Fortuna”. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...