Google ADS

Albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet në vendin e tretë në Billboard 200

21:20 | 22 Mars 2021
A. B.

Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale e po ashtu edhe në tabloide të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila të dielën fitoi një çmim tjetër ‘Grammy’ për ‘albumin më të mirë’ në zhanrin pop, shkruan portali arbresh.info

Me 27 mars të vitit të kaluar solli albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.

Ky album, i cili e paraqet artisten në stil të viteve të ’80, u prit shumë mirë nga fansat e audienca mbarë botërore.

Ai tashmë ka zënë vend të madh në çdo tabelë që ka të bëjë me muzikën, e po vazhdon të jetë më i transmetuari në Spotify.

Dua së fundi njoftoi albumi është renditur i treti në Billboard 200 dhe po vazhdon të jetë për pesë javë radhazi në platformën e njohur muzikore, Spotify.

“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse që po ju bën akoma të kërceni. Unë do të qajë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Lipa në njoftimin e bërë në Instagram.


Ndryshe, Dua aktualisht ka udhëtuar për në Meksikë, pasi është duke bërë fotosesione për kampanjën e re të Yves Saint Laurent.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme