Albina dhe Familja Kelmendi kanë parakaluar së fundmi në atë që quhet “tapeti i bronztë”, ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit.
Në një veshje të zezë dhe me disa elemente ilirike në pjesët e saj të trupit, Albina u duk mjaft bukur në paraqitjen e saj debutuese në Liverpool.
Edhe familjarët e saj gjithashtu ishin veshur bukur dhe elegantë, secili me ngjyra dhe motive të ndryshme, duke bërë kështu që të pëlqehen nga të pranishmit për pamjen e tyre.
Por kur Kelmendi u pyet nga gazetarët rreth veshjes së anëtarëve të familjes, ajo nuk ishte në gjendje që të jepte një shpjegim në gjuhën angleze rreth domethënies dhe motiveve të fustanit të saj.
Në vend të Albinës, foli motra e saj, Vesa, e cila e posedon mirë gjuhën angleze.
Më pas Albina u pyet nga gazetarët për faktin se familja kanë deklaruar që ka qenë ëndrra e gjyshit që ata një ditë ta përfaqësonin Shqipërinë në festivalin evropian.
“Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë që gjyshi jonë e deshi shumë”, tha Albina në gjuhën shqipe, për të cilën sërish më pas përktheu motra e saj në anglisht për publikun evropian.
Albina dhe Familja Kelmendi do të ngjiten në skenën e Eurovisionit të enjten, ku do të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”./telegrafi
View this post on Instagram
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...