Google ADS

Albina Kelmendi elektrizon skenën e Eurovisionit

22:34 | 11 Maj 2023
K.B

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi me familje, e cila përfaqëson Shqipërinë, është prezantuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it që po mbahet në Liverpool të Anglisë.

Kënga e saj “Duje”, e cila u interpretua e tëra në gjuhën shqipe, u mirëprit nga të pranishmit, duke e përcjellë vazhdimisht me ovacione në sallë,

Vlen të theksohet se edhe skenografia ishte për çdo lëvdatë.

Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë si të zgjedhurit e publikut në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili u mbajt në dhjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme