Albina dhe familja Kelmendi publikojnë versionin akustik të këngës “Duje”

19:43 | 20 Prill 2023
E.H

Këngëtarja Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2023”.

Ata Shqipërinë do ta përfaqësojnë me këngën “Duje” dhe tashmë kanë lansuar edhe versionin akustik të saj.

Ky version tashmë gjendet i lansuar edhe në kanalin zyrtar të “Eurovision Song Contest” në YouTube.

Ndërkohë, tashmë kanë nisur përgatitjet për “Eurovision” që këtë vit mbahet në Liverpool të Anglisë nga 9 deri më 13 maj.

Në një prezantim për përfaqësuesit e këtij viti të Shqipërisë, Eurovision e quajti pjesëmarrjen e tyre si të veçantë.

“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat. Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, shkruhej në postimin e publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit.

Të ngjashme