Albert Mulaj përfaqëson Kosovën në Mister World 2018 në Zvicër

12:56 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Albert Mulaj nga Istogu në shtator të këtij viti në Zvicër do ta përfaqësojë Kosovën në Mister World 2018.

Në qëllimin e tij për të marrë çmimin e parë Mulaj thotë se ka përkrahjen masive nga qyteti i tij Istogu.

21 vjeçari edhe më herët ka fituar çmime si në Kosovë por edhe në Shqipëri, shkruan arbresh.info.

Në Shqipëri ka qenë fitues i dy çmimeve, kryesore në Kosovën vitin 2017 është shpallur Mis Beauty Kosova dhe si përfaqësues I rrafshit të Dukagjinit në garën në Prishtinë është zgjedhur Mister Fotogjenia 2017.

Mulaj përveç aktiviteteve në fushën e modelizmit ai është edhe moderator i një emisioni për të rinj në Kosovë.

Ai beson se në garën në shtator në Zvicër do të arrijë qëllimin dhe do të sjell në Kosovë çmimin kryesor nga Zvicra./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme