Albërije Hadërgjonaj: Burri më ka tradhtuar aq shumë, por unë mbyllja njërin sy

23:44 | 30 Maj 2018
Trina Galanxhi

Janë të paktat rastet kur VIP-at, kryesisht ato shqiptarë, thonë të vërtetën ashtu siç është, pa pasur synimin që në intervista të thonë atë se çfarë do ishte e duhura.

Janë me të vërtetë të rralla për këtë arsye publiku i vlerëson shumë këto artistë. Albërije Hadërgjonaj, ka shumë vite në tregun muzikor dhe tashmë është një emër i afirmuar në skenën shqiptare, që numëron qindra fansa.

Jeta e saj personale, nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë; është martuar në moshë shumë të vogël, gjithashtu është bërë mami shumë e re, më pas u divorcua, rriti e vetme dy vajzat e saj, por pa lënë menjëanë karrierën.

Ajo ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”, ku është ndalur të flasë pikërisht për këtë periudhë jo shumë të lumtur të jetës së saj, ku ka folur për martesën e saj dhe tradhtinë e bashkëshortit.

“Kur e kam njohur burrin tim, nuk dija të puthja. Ai ka desh të më linte që atëherë. Më ka tradhtuar aq herë…unë bëja mbyllja një sy, një vesh, derisa sa u mbylla krejtësisht”, tregoi Albërija.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme