Këngëtarja nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj vlerësohet si njëra ndër artistet me zërin më unik dhe të fuqishëm në vendin tonë.
Ajo tash e sa kohë jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa është bërë një kohë e gjatë që nuk ka sjellur një projekt të ri, shkruan arbresh.info.
Jeta e saj luksoze dhe udhëtimet e shpeshta në vende të ndryshme kanë bërë që fansat të komentojnë se nga i merr ajo gjithë ato parë për ti mbuluar këto shpenzime.
E si çdo herë Albëria iu është kundërvyer këtyre kritikave me një postim të bërë së fundi në Instagram.
“Vetëm mbarë më shkon kur ma qani hallin. Për të gjithë ata që më urrejnë dua të them se jam duke mbyllur një kontratë 20 milion dollarshe”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, hapave të nënës së saj është edhe vajza e Albëries, Anxhelina Hadërgjonaj e cila po zhvillon karrierën muzikore në Los Angjelos./Arbresh.info/
Morën pjesë në tubime politike – IPK rekomandon suspen...
Kina goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm
Ukrainasit godasin me dronë depot e naftës në Rusi
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë...
Aeroplani rrëzohet në det para syve të pushuesve në Australi...
Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 25-vje...