Është e suksesshme në muzikë por u bë një kohë e gjatë që Albërie Hadërgjonaj nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri.
Si duket ia ka lënë radhën vajzës së saj Anxhelinës e cila suksesin në këtë fushë po e zgjeron edhe ndërkombëtarisht, shkruan lajmi.net
E puna që Albëria bën aktualisht jashtë vendit nuk ka të bëjë me muzikën. Ajo është tashmë një agjente e pasurive të paluajtshme në një nga kompanitë më të suksesshme të kësaj natyre në SHBA.
Ajo me ndjekësit ka ndarë këtë eksperiencë dhe i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë ofruar në vazhdimësi.
‘’ Pak për mua! Do të doja të falënderoja secilin prej jush për mbështejen e vazhdueshme që më keni dhënë në çdo mënyrë. Jam këtu për të ndarë përvojën time, këtu jam për të treguar veçanërisht çdo grua që vjen në këtë vend të mahnitshëm duke u frikësuar se nuk mund të bëjnë ajo. Besoni në veten tuaj!!!’’, ishin fjalët e saj përkrah imazhit ku e ka publikuar ‘CV-në’.
Numri i viktimave ruse të luftës shkon në mbi 800 mijë, thot...
Reagon Buci pas eliminimit të Gjestit
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
Koreja e Veriut teston me sukses një raketë të re me rreze t...
Pamje dhe detaje rreth tërmetit të fuqishëm në Tibet që la m...