Albatriti dhe bashkëshortja e tij fillojnë pushimet, kaq të lumtur po duken

12:38 | 18 Korrik 2020
A. B.

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka treguar gjithnjë se është shumë i lidhur me familjen e tij.

Ai mundohet që kohën e lirë ta kaloi pranë tyre, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, ai së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët kanë vendosur që së bashku të shijojnë disa ditë të mira pushimi.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift.

Përndryshe, Albatriti dhe Egzona janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme