Albatrit Muçiçi pritet të bëhet baba i binjakëve

17:55 | 2 Tetor 2018
A. B.

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muçiçi, sërish do të bëhet baba.

Ai dhe bashkëshortja Egzona prej kohësh janë në pritje të ëmbël të të bërit sërish prindër.

Sipas Prive, çifti janë në pritje të binjakëve.

https://www.instagram.com/p/BoaA7KcgB0C/?taken-by=egzona.muqiqi

Ishte Egzona ajo që konfirmoi shtatzëninë e dytë me anë të disa fotografive të postuara në Instagram me rastin e ditëlindjes.

Egzona dhe Albatriti u martuan në vitin 2016 dhe tash po bëhen prindër sërish.

Për një kohë ata mbajtën të fshehur faktin se po bëhen sërish prindër.

Egzona dhe Albatriti tashmë janë prindër të vajzës, Amelias.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme