Albani dhe Fjolla bëhen prindër për herë të dytë

21:20 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Në familjen Mehmeti sot ka festë.

Ata sot u shtuan si familje me një anëtarë më shumë, shkruan arbresh.info.

Këngëtari, Alban Mehmeti dhe e bashkëshortja e tij, Fjolla Svirca janë bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë. Çifti janë bërë prindër të djalit të tyre të dytë.

Çifti pagëzuan djalin e tyre me emrin Troi. Njoftimin për lindjen e djalit e ka bërë vetë Albani në Instagram duke publikuar një imazh të familjes së tij.

 “Falënderojmë Zotin e plotfuqishëm që mbrëmë na bekoi edhe me një djalë. Mirë se na erdhe Troi” ka shkruar Albani./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/Bdf6q1oHgIO/?hl=en&taken-by=albanmehmetiofficial

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme