Dy vite më parë, Albana Osmani tregoi se shumë shpejt do të shfaqej në ekran edhe si aktore, duke qenë se do të ishte pjesë e filmit “Lazarat Burning”. Përkrah moderatores do të luanin aktorë rusë dhe disa shqiptarë si, Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi dhe Blerim Destani.
Në një intervistë për “Anabel.al” në vitin 2016, Albana u shpreh në atë kohë shumë entuziaste për ofertën që kishte marrë për t’u bërë pjesë e filmit. Por ndërkohë ky film ka filluar të shfaqet në kinema, por me një emër të ri dhe me aktorë të tjerë. Bëhet fjalë për “The Brave”, filmi aksion i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Albana ka treguar se përse ndodhën këto ndryshime.
“Në fakt, ai film ‘Lazarat Burning’ nuk u bë kurrë. Për punët e tyre ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermali dhe as Jonida nuk u bëmë pjesë e tij”, ka shpjeguar Albana. Ajo ka treguar se nuk ka pasur ndonjë problem që u bënë këto ndryshime në kastën e aktorëve, sepse çdo gjë ka të bëjë vetëm me skenarin e filmit.
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League