Google ADS

Alban Skënderaj publikon imazhe të bukura me familjen e tij

16:30 | 17 Tetor 2019
A. B.

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, po vazhdon të jetë produktiv në muzikë dhe shumë aktiv sa i përket koncerteve recitale.

Kohën e lirë ai ka thënë se mundohet gjithmonë t’ua kushtoj familjes së tij e kështu ka vepruar edhe së fundmi ku ka dalur për të shëtitur me bashkëshorten Miriamin dhe vajzën e tyre Ameli, shkruan portali arbresh.info

Çifti e kanë dërguar vajzën në një kopsht zologjik ku të gjithë së bashku duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

https://www.instagram.com/p/B3uFsawglwr/

“Si e ke nisur do ia kalosh dhe gjirafes nje dite ??”, ka shkruar Albani.

Theksojmë se Albani dhe Miriami para pak ditësh kanë mbajtur edhe një koncert në Prishtinë, madje dhanë edhe një lajm për fansat se po bëhen prindër për herë të dytë.

Ndryshe, “Duamë” u mirëprit nga publiku dhe në YouTube ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme