Alban Skenderaj performon nesër në Prishtinë me mysafirë special

23:44 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Artisti i njohur shqiptar nesër mbanë performancën akustike madhështore në Prishtinë. Performanca e sjellur nga ProCredit në ditën tradicionale të festës së kësaj banke, do të përcillet me shumë aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat dhe me fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.
Edhe pse kishte publikuar shumë këngë në ndërkohë, është bërë kohë e gjatë prej kur se kantautori Skenderaj kishte performuar live në skenë të madhe para publikut në Kosovë. Nesër, me 1 Qershor 2017, artisti do të ngjitet në skenë në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në festën dhe koncertin e organizuar nga Banka ProCredit në Kosovë.

Në kuadër të organizimit do të ketë edhe ngjarje të tjera që do t’i paraprijnë kësaj performance të shumë pritur nga të gjithë. Fillimisht do të ketë aktivitete për fëmijë të cilat fillojnë në orën 19:30, duke i lënë hapësirë koncertit të Alban Skenderajt për të filluar në ora 20:00. Shumë muzicientë profesionistë, do të luajnë bashkë me artistin deri sa krejt për fund, pas përfundimit të performancës do të lëshohen edhe shumë fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Artisti me origjinë nga Vlora ishte shpërngulur në Itali bashkë me familjen e tij qysh në moshë të fëmijërisë. Gjatë qëndrimit në Itali ai mori pjesë në konkurse të ndryshme muzikore dhe më pastaj u rikthye në Shqipëri, ku zhvilloi karrierën e tij të fuqishme muzikore duke krijuar hite, të pëlqyera nga të gjithë dhe të vlerësuara lartë nga festivale të ndryshme të asaj kohe, edhe nga Top Fest në të cilin festival edhe ishte dy herë fitues në kategorinë pop-rock.

Më 1 qershor, Alban Skenderaj do të performojë hitet e krijuar ndër vite në formë tjetër dhe me instrumente akustike, në skenën e madhe të festës së bankës ProCredit.

18424246-10155477057109684-3223975063717507475-n_1496264246-5217772

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme