Me përhapjen e Koronavirusit në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe shtetet fqinje, Shqipëria ka marrë masa për parandalimin ose për përballjen me virusin në rast se shfaqet ndonjë rast. Deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka të prekur dhe se shumë të dyshuar që janë testuar kanë rezultuar negativë.
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj përmes një statusi të bërë në Instastory, ka dhënë së fundmi mendimin e tij lidhur me këtë çështje. Ai mendon se Koronavirusi ka mbërritur dhe në Shqipëri.
“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta është thjesht fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri ka koronavirus, pa u vërejtur është përhapur në masë tashmë.
Shoh që njerëz (duke përfshirë dhe mua) të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur. Me sa kam lexuar koronavirusi në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma shumë të ngjashme me një rrufë, ftohje apo grip dhe në raste të rralla me komplikime.
Pra nuk do të ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka patur ndonjë rast të komplikuar në personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative. Gjithësesi nëse do të ishte e vërtetë të paktën do të tregonte që ky virus nuk është edhe kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë”, shkruan Albani./elbasannews/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...