Google ADS

Alban Skenderaj ka edhe një befasi për adhuruesit e muzikës së tij

22:11 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ka pak ditë që kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

“Dhuratë”, ka titullin kënga më e re nga çifti dhe është dedikim për vajzën e tyre, Amelia e sigurisht që kjo këngë është duke u dëgjuar shumë, shkruan arbresh.info.

Por ky projekt nuk do të jetë i fundit kjo sepse Albani është duke përgatitur edhe një surprizë tjetër për adhuruesit e muzikës së tij.

Albani është në përgatitje të një koncerti madhështor. Koncert  ky i cili do të mbahet në Tiranë në ‘Pallatin e Kongreseve’ me 9 shkurtë.

Këtë e konfirmoi vetë Albani me anë të një postimi në Instagram./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BcXtiH_Hr3b/?taken-by=albanskenderaj

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme