Alban Ramosaj thotë se do të shkojë në Barcelonë pasi të përfundojë izolimi

15:31 | 23 Mars 2020
Arbresh.info

Banorët e Shqipërisë tashmë janë duke qëndruar të izoluar pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Edhe disa prej artistëve shqiptarë janë duke iu nënshtruar këtyre rregullave, po dëshira për t’iu kthyer jetës normale vërehet dukshëm.

Duke pasur më shumë kohë për të përdorur rrjetet sociale, këngëtari Alban Ramosaj iu ka ofruar ndjekësve të tij mundësinë që t’i bëjnë pyetje në Instagram.

Dikujt i ka interesuar të dijë se çfarë do të bëjë këngëtari menjëherë pasi kjo gjendje të mbarojë.

Albanit padyshim se po i mungon qyteti i Barcelonës, pasi në përgjigjen e tij ai ka thënë se do të kthehet atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme