Google ADS

Alba përfundon rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë

08:05 | 16 Janar 2024
K.B

Alba Vukaj mbrëmë është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.

Në televotimin që u hap mbrëmë me pyetjen se kë doni të largoni, publiku votoi për Albën.

Ajo ndërpreu rrugëtimin e saj shumë afër finales, ndërsa loja e saj u sjell rreth lidhjeve që mund të krijonte brenda shtëpisë.

Lumi, Azemi dhe Blerando së fundmi, ishin banorët që shprehën pëlqim për të.

Ndërsa mbrëmë procedura e nominimeve u zhvillua sy më sy.

E nga nominimet e konkurrentëve, lista e kësaj radhe përfshin tre prej tyre – Bucin, Santianën dhe Blerandon./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme