Të burgosurit shqiptarë për drogë janë trefishuar në burgjet britanike. Kështu shkruante “The Guardian”, në një artikull të orëve të fundit.
Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe publikoi shifrat sipas të cilave janë 726 të burgosur nga Shqipëria për vitin e kaluar, kundrejt 267 që ishin në 2013.
Shumica e tyre janë dënuar për vrasje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, pastrim parash, kërcënim për vrasje apo trafikim njerëzish.
Në artikull citohet se “Sot shqiptarët përbëjnë grupin e tretë më të madh të personave që burgosen në Britani, pas Irlandezëve dhe polakëve, me një kosto totale prej 53 milionë paudësh nga taksapaguesit”.
Gjithashtu, në artikull thuhet se grupe të krimit të organizuar nga vendi që ka një popullsi prej 2.9 milionë banorësh kanë tashmë influencë të madhe për të shpërndarë kokainë në Britani.
Ndërsa deputeti laburist David Hanson tha se është arritje që gangsterët shqiptarë kapen dhe burgosen, por shtoi se “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë mekanizmat që të sigurohet që ata të kthehen dhe të gjykohen në Shqipëri”./oranews
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...